Ministri i Drejtësisë: E dënoj aktin e sulmit fizik dhe njollosjes së qytetares nga komuniteti rom

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka dënuar sulmet ndaj qytetares kosovare nga komuniteti Rom ditët e fundit.

“Në Republikën e Kosovës, barazia është parim themelor dhe diskriminimi mbi çfarëdo baze është i pa tolerueshëm. Ne duhet ta luftojmë diskriminimin, e kjo është pikërisht ajo çfarë duhet të bëjmë edhe në rastin e qytetares sonë të komunitetit rom, që dje ishte viktimë e personave të papërgjegjshëm”.

“E dënoj aktin e sulmit fizik dhe njollosjes së integritetit të kësaj qytetareje dhe ftoj organet e rendit që të vendosin para përgjegjësisë personat që ushtruan dhunë ndaj saj”, ka shkruar Tahiri në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Tahiri ka deklaruar se akte të tilla nuk mund të tolerohen as sot dhe as në të ardhmen.

“Kemi bërë shumë rrugë dhe askush dhe asgjë s’do na kthejë prapa nga materializimi i shoqërisë tonë shumë etnike, tolerante dhe të barabartë. Diversiteti ynë shoqëror është pasuria jonë dhe ne do ta mbrojmë me çdo kusht”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme