Ministri i Drejtësisë nderon dëshmorët e Luginës së Preshevës

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka bërë homazhe pranë varreve të luftëtarëve të rënë gjatë luftës në Luginë të Preshevës.

Selimi tha se heronjtë e Luginës ranë në mbrojtje të kauzës së drejtë për liri e dinjitet kombëtar.

Ai ka çmuar veprën e tyre, duke thënë se ata mbeten përjetë sinonim i trimërisë dhe frymëzim i brezave për atdhedashuri.

“Në kujtim të luftëtarëve të rënë gjatë luftës në Luginën e Preshevës, që i dolën në mbrojtje Atdheut dhe të drejtës për liri e dinjitet kombëtar, sot kam bërë homazhe pranë varreve të heronjve Nijazi Azemi – Komandant “Mjekrra”, Shaban e Sami Ukshini, si dhe Fatmir Ibishi, dëshmor i parë i kauzës sonë të drejtë. Ata mbeten përjetë sinonim i trimërisë, guximit dhe frymëzim i brezave për atdhedashuri.  Përulem me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të kombit”.

Selimi është ministri i parë nga Presheva në Qeverinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme