Ministri i Drejtësisë tregon nëse mund të ekstradohen “Grupi i Kumanovës”

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Selim Selimi ka thënë se ka vendosur kontakte me ministren e Drejtësisë nga Maqedonia e Veriut, Renata Destovska.

Këngët patriotike i kanë për zemër.

Ato nuk i ndalin ani se janë prapa grilave e janë të dënuar me burgim të përjetshëm

Por, kosovarët që po e vuajnë dënimin në burgun e Izdrovës në Maqedoni mund të kthehen në Kosovë nëse shteti i Maqedonisë lejon ekstradimin tyre.

Megjithatë edhe në vendlindje do duhej të qëndrojnë prapa grilave.

Për ekstradimin e tyre në Kosovë foli ministri i Drejtësisë, Selim Selimi të enjten në kuvend.

Ai tha se ka diskutuar me homologen e tij nga Maqedonia për këtë çështje.

E bashkë partiaku i Selimit nga radhët e AAK-së, deputeti Gazmend Syla që foli për këtë temë në kuvend tregon një arsyeje pse ata duhet të transferohen në Kosovës.

Ekstradimin e kosovarëve e lejojnë edhe ligjet e Kosovës.

Ky interesim i shtetit kosovar e ka gëzuar Naser Bajraliun që është i dënuar me burgim të përjetshëm për terrorizëm.

Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Të ngjashme