Ministri i Jashtëm i Izraelit uron pavarësinë e Kosovës: Na pëlqen që flamuri juaj valon në ambasadë në Jerusalem

Prishtinë | 17 Shk 2022 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Yair Lapid e ka uruar Kosovën për përvjetorin e 14 të pavarësisë.

Lapid tha se atyre iu pëlqen flamuri i Kosovës që valon mbi ambasadën në Jerusalem.

“Gëzuar Ditën Kombëtare popullit të Kosovës! Vitin e kaluar, ne vendosëm marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve tona dhe ne në Izrael na pëlqen ta shohim flamurin tuaj duke u valëvitur lart mbi ambasadën tuaj në Jerusalem!”.

Të ngjashme