Ministri i Mbrojtjes takon nënën e heroit Adrian Krasniqi

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar sot nënën e Heroit të Kombit, gjeneral Adrian Krasniqit.

Ministri Mehaj thotë se vepra, lufta dhe flijimi i Adrianit dhe gjithë të rënëve për liri, e mbi të gjitha ideali i tyre janë dhe do të jenë udhërrëfyesi ynë i vetëm për të marshuar përpara.

Postimi i tij:

Sot, ishte moment emocionues takimi me Zonjën Mejreme, Nanën e Heroit të Kombit, gjeneral Adrian Krasniqit.

Këtë Nanë të madhe, që lindi , rriti e frymëzoi viganin e kombit Adrian Krasniqi, se Lufta kundër pushtuesit dhe Liria e Atdheut janë bekim për Nanën shqiptare.

Me zonjën Mejreme evokuam kujtime edhe për bashkëshortin e saj, patriotin e madh Rexhep Krasniqin, njëherit nipin tonë të Mehajve të Isniqit, i cili vdiq i ri në moshën 33 vjeçare, duke lënë jetim Adrianin e Ilirin, por si fëmijë, të frymëzuar deri në fund për kauzën e luftës për liri.

Zonjës Mejreme i thashë se, për ne, vepra, lufta dhe flijimi i Adrianit dhe gjithë të rënëve për liri, e mbi të gjitha ideali i tyre janë dhe do të jenë udhërrëfyesi ynë i vetëm për të marshuar përpara.

Lavdi Gjeneral Adrian Krasniqi!

Krenar gjithmonë me ty!

Të ngjashme