Ministri i Shëndetësisë prezanton masat e reja Anti-COVID, hyjnë në fuqi nga dita e nesërme

Prishtinë | 05 Dhj 2021 | 14:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kanë prezantuar masat e reja anti-COVID që do të hyjnë në fuqi nga nesër, 6 dhjetor, raporton Ekonomia Online.

Masat e reja janë ndërmarrë pas paraqitjes së variantit të ri Omicron.

Maska mbetet obligative, me përjashtim të rasteve kur je duke drejtuar veturën i vetëm apo ke anëtarë të familjes në veturë, gjatë vrapimit e ushtrime fizike apo gjatë ngrënies apo pijes.

Në një nga masat thuhet se në transportin publik, stafi dhe pasagjerët duhet të posedojnë një nga dëshmitë për COVID-19 në mënyrë që të lejohen të udhëtojnë.

Ndalohet hyrja pa maskë në ambiente të mbyllura.

Kufizimi i qarkullimit vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Me përjashtim të rasteve të caktuara.

Po ashtu gjithë përfituesit nga skemat sociale e pensionale janë të liruar nga paraqitja e rregullt.

Ndërkohë janë ndaluar veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare e shoqërore.

Gastronomia lejohet deri 50 për qind të kapacitetit në hapësira të mbyllura e deri 70 për qind në të hapura. Shërbimet e gastronomisë lejohen nga ora 5 deri në orën 23:00, ndërsa muzika lejohet deri në orën 21:30.

Në taksi lejohet të udhëtohet vetëm me dy udhëtarë.

Gjithë personat që hyjnë në Kosovë nga 3 janari e tutje duhet të kenë dëshminë e vaksinimit me dy doza.

Deri në atë datë, personat që hyjnë në Kosovë lejohen me dëshmi vaksinimi me dy doza, apo të kenë një dozë të vaksinës së bashku me testin PCR jo më të vjetër se 48 orë apo një dozë të vaksinës së bashku me dëshminë se e ka kaluar COVID-19.

Gjithë shtetasve që hyjnë në Kosovë si dhe personave me lejeqëndrim të përkohshëm apo përhershëm, u jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile në aeroportin “Adem Jashari” si dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Han të Elezit.

Ministri Latifi ndërkohë njoftoi se vaksinimi nga java e ardhshme do të kryhet edhe në fundjavë.

Lexo këtu të gjitha masat e reja: 

Shkarko dokumentin

Lexo më shumë:

Të ngjashme