Ministri Ismaili u premton punësim Specializantëve të Stomatologjisë që protestuan para MSh-së

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 09:45 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

(E plotësuar) Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili u ka premtuar punësim Specializantëve të Stomatologjisë që protestuan para MSh-së, raporton Ekonomia Online.

Këtë e bëri të ditur Mirjeta Berisha, përfaqësuese e protestuesve. Ajo tha se nga ministri Ismaili kanë marrë zotim se së shpejti do tu bëhet zgjidhje.

“Ne ishim në takim me Ministrin Ismaili për shkak se ka qenë diskriminim që është bërë ndaj pjesës së stomatologjisë, sepse udhëzimi administrativ s’ka lejuar që të futen në QKMF apo në institucionet publike”.

“Pas takimit me ministrin Ismailin ne e dimë që ka qenë pro këtij vendimi dhe ne kemi punuar bashkërisht që çdo gjë të bije në vendin e vet dhe të bëhet zgjidhje me ne pavarësisht ka pas zëra kundërshtues që në mos të futemi”.

“…premtimet janë që shumë shpejtë do të merr ky vendim për shkak se kanë qenë arsye për vonesa edhe udhëzime tjera të specialistëve dhe të gjitha do të kryhen menjëherë”.

“Ka një numër të madh të specialistëve të papunë mirëpo shumica nga mjekësia e përgjithshme kanë gjet punë jemi vetëm ne të stomatologjisë. Numri i të papunëve stomatologë ka qenë 115 dhe ka kaluar ky numër diku 150”.

Specializantët e Stomatologjisë protestojnë para MSh-së, ministri i fton në takim

Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë po protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) për mospunësimin e tyre në Institucionet Publike Shëndetësore, gjegjësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë (MSh) Uran Ismaili ka ftuar tre përfaqësues të Specialistëve të Stomatologjisë në takim, pas këtij takimi do të ketë prononcime për medie.

Kjo është e gjashtë që ata kanë protestuar para MSh-së me të njëjtat kërkesa.

Të ngjashme