Ministri Krasniqi priti në takim koordinues donatorët partnerë nga Granti i Performancës Komunale

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, me qëllim të koordinimit dhe diskutimit me donatorët partnerë të cilët bashkëfinancojnë Grantin e Performancës Komunale, grant i cili ka për qëllim financimin e projekteve komunale dhe mbështetjen e komunave në zhvillimin ekonomik lokal, ka pritur në takim donatorët e këtij granti.

Në këtë takim morën pjesë, Celestine Krösschell, Drejtoreshë e projektit DEMOS, Katharina Stocker, Drejtoreshë e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Mirnije Stublla, menaxhere e programeve, Ambasada e Suedisë në Kosovë, Mikaela Gronqvist, Team Leader, Public Administration Reform, Public Finance Management, znj. Saranda Cana – Zyrtare e larte e programeve – SDC, Mimoza Janova, Ambasada Norvegjeze në Kosovë dhe z. Ertan Monoglu, menaxher i projektit DEMOS.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për procesin e përfundimit të vlerësimit të performancës së Komunave të Republikës së Kosovës. Përmes angazhimit të MAPL-së do të ketë rritje 100 % për mbështetjen komunale nga bashkëfinancimi i donatorëve të Grantit të Performancës.

Të ngjashme