Ministri Krasniqi priti në takim kryetarin e Asociacionit të Komunave Imri Ahmeti

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka pritur në takim koordinues kryetarin e Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, njëherësh Kryetar i Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi Ministri Krasniqi dhe Kryetari Ahmeti kanë diskutuar për programet dhe projektet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, duke përfshirë Grantin e Performancës Komunale, projektin CIF, zhvillimin e infrastrukturës socio-ekonomike dhe agjendën legjislative.

Ministri Krasniqi dhe Kryetari Ahmeti, gjithashtu kanë disktuar për mbështetjen e nivelit lokal nga niveli qendror me qëllim të mbështetjes komunale dhe ofrimit të shërbimeve komunale më efikase dhe në shërbim të qytetarëve.

Të ngjashme