Ministri Likaj propozon që shkollat të hapen më 1 shtator, vendimi merret javën e ardhshme

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 11:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri  i Arsimit Ramë Likaj ka thënë se pas konsultimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ISHKPK-në, ka marrë vendim që në kuadër të master planit për vitin e ri shkollor, mësimi të fillojë nga 1 shtatori në tri faza, raporton Ekonomia Online.

“Kemi vendimin që mësimi të fillojë në tri faza më 1 shtator, 7 shator dhe 10 shator, sipas mundësive që kanë edhe DKA-të. Në takimin që kam pasur më përfaqësuesit e DKA-ve, ata janë shprehur që janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor”, është shprehur ai.

Ministri Likaj ka thënë në master planit të  përgatitur parashihet edhe fushata vetëdijesuse si dhe dezinfektues për shkolla dhe trajnime për mësimdhënës që me disa janë bërë.

Ai ka thënë se duhet edhe mësimdhënës shtesë si dhe buxhet.

Ndërsa, kryeministri Hoti ka thënë se ky vendim do të merret javë e ardhshme, ku ka ofruar mbështetje për Ministrinë e Arsimit, që të fillojë procesi mësimorë.

Të ngjashme