Ministri Likaj shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit nga Prishtina

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Amar Gjota, nxënës i shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë.

Në telegramin e tij, ai ka thënë se lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit e kanë marrë me dhimbje të madhe.

Telegram Ngushëllimi:

Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Dardania” në Prishtinë, Amar Gjota.

Ndarjet si kjo e nxënësit të klasës së shtatë, në një moshë kaq të re, të lënë pa frymë!

Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së Amarit, të afërmve, shoqeve dhe shokëve të klasës, mësimdhënësve të tij dhe shkollës “Dardania”!

Amari u prehtë në paqe!

Të ngjashme