Ministri Lluka takon drejtuesit e KEK-ut, KOSTT-it, ZRRE-së dhe KEDS-it

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 15:17 | Nga Valbona Bytyqi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, pas situatës së përkeqësuar energjetike, ka thirrur në takim urgjent përgjegjësit e sektorit të energjisë.

Ky takim është duke u mbajtur pas shqetësimeve të ngritura lidhur me ndërprerjet e energjisë elektrike kohëve të fundit. Të pranishëm në këtë takim janë drejtues të KEK-ut, KOSTT-it, ZRRE-së dhe KEDS-it, raporton Ekonomia Online.

Pas këtij takimi pritet të ketë prononcim për media.

Lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike, dje kishte reaguar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Ai e ka paralajmëruar përgjegjësi për fajtorët, gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme