Ministri Lluka uron Fitër Bajramin

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 14:19 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festen e Fitër Bajramit.

“Të nderuar qytetarë të besimit islam, pas një sakrifice njëmujore me agjerimin e Ramazanit, urojë që t’ju pranohen e t’ju shpërblehen të gjitha sakrificat që keni bërë gjatë këtij muaji”.

“Urojmë që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet, begati për ju dhe familjet tuaja dhe le të shërbejë kjo festë si moment i unitetit për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Me fat!”, shkroi Lluka në profiin e vet në “Facebook”.

Të ngjashme