Ministri Mehaj publikon fotografi nga stërvitjet e kadetëve të FSK-së

Prishtinë | 02 Tet 2022 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar disa fotografi të ushtarëve të FSK-së duke stërvitur me pesha të rënda.

Ai tha se kadetëve iu testuan “pothuajse të gjithë komponentët e përgatitjes fizike, si qëndrueshmëria, forca dhe kondicioni fizik”.

“Udhëheqësit e së ardhmes, sikurse shpirtërisht e psikikisht, janë të fortë edhe fizikisht”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

“Aromë Beteje” është ecja e kadetëve tanë me pesha të rënda e përcjellur nga 2km vrapim.

Kadetëve i’u tesuan pothuajse të gjithë komponentët e përgatitjes fizike, si qëndueshmëria, forca dhe kondicioni fizik.

Ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftëbërjen.

Të ngjashme