Ministri Mehaj shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit rezervë të FSK-së

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Bledar Bujupi, ushtar rezervë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndërruar jetë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj – i cili njëkohësisht ka shprehur ngushëllime për këtë humbje.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin që Bledar Bujupi, ushtar i rezervës së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërruar jetë. Në këto çaste të dhimbjes, ju shprehim ngushëllime familjes Bujupi dhe të gjithë të afërmeve të të ndjerit”, ka shkruar Mehaj në Facebook, të martën.

“Humbjet e tilla janë të rënda për familjen, shoqërinë dhe institucionin tonë, këto momente mund t’i përballojmë vetëm duke qëndruar pranë njëri-tjetrit. Ngushëllime”, përfundon postimi.

Të ngjashme