Ministri Murati nuk jep afat kohor se kur do të rritet paga minimale

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 12:15 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se paga minimale do të rritet, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë afat kohor, raporton Ekonomia Online.

“Paga minimale do të rritet, është një nga premtimet e Qeverisë. Nuk mund të jap afat kohor, mund të ndodhë shumë shpejt, mund të ndodhë edhe pas një kohe, pasi është një proces që duhet të shqyrtohet e përpunohet”.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marr vendim që t’ua ndajë nga 100 euro shtesë të gjithë pensionistëve për muajin nëntor.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë para mediave se rreth 300 mijë familje do të ndihmohen me këtë shtesë.

“Me vendimin për mbështetjen e skemave pensionale kemi vendosur si qeveri që në kuadër të mbështetjes dhe pakos së masave që ka paralajmëruar kryeministri të mbështetet secili person që merr pension nga shteti. Kjo për të përballuar koston shtesë e cila ka qenë rrjedhë e ditëve dhe muajve të fundit”.

Murati ka thënë se nga 100 euro do t’i marrin rreth 50 mijë familje që janë familje të veteranëve të luftës, familje të dëshmorëve e të veteranëve.

“Kjo masë është njëra nga masat me vëllimin më të madh të përmirësimit të jetës së qytetarëve, të mbështetjes së qytetarëve për shkak se prek përafërsisht rreth 300 mijë familje. Në kuadër të kësaj mase do të përfitojnë rreth 200 mijë pensionistë që janë pensionistë të pensioneve bazike dhe kontributpaguese, do të jenë rreth 50 mijë familje që janë qoftë familje të veteranëve të luftës, familje të dëshmorëve të luftës apo të invalidëve të luftës, do të përfitojnë rreth 20 mijë familje që kanë persona me aftësi të kufizuar dhe do të përfitojnë rreth 30 mijë familje që janë të kategorive të tjera”, ka treguar ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme