Ministri Mustafa rezulton pozitiv me COVID-19

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se ndihet mirë me shëndet, derisa punët dhe obligimet do t’i kryej nga shtëpia.

Mustafa tutje ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të masave anti-Covid.

“Por, falënderimet më të mëdha më duhet t’ia drejtoj punonjësve shëndetësorë të cilët po japin maksimumin, duke mos kursyer as shëndetin e tyre, që t’i gjenden pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës.Puna e tyre e zellshme po na bën më të fortë në ballafaqimin tonë me armikun ndoshta më të rrezikshëm që jemi ballafaquar deri tani si qenie njerëzore”, ka shkruar ai.

Të ngjashme