Ministri Peci priti në takim Ambasadorin e Malajzisë

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë ditës priti në takim Ambasadorin e Malajzisë, z. Dato Abdul Malik Melvin Castelin, me të cilin biseduan rreth bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e bujqësisë.

Ministri Faton Peci e falënderoi Ambasadorin Castelin për vizitën, si dhe e njoftoi për potencialin intensiv të cilin e ka Kosova në sektorin e bujqësisë, për politikat e favorshme, si dhe legjislacionin e pasur dhe dokumentet e aprovuara strategjike. “Me Ambasadorin Castelin u dakorduam për konkretizim të bashkëpunimit në të ardhmen, përmes shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës së ndërsjellë, me qëllim të avancimit të politikave duke parë nga afër shembujt që ofron Malajzia në sektorin e bujqësisë”, shtoi Ministri Peci.

Në anën tjetër, Ambasadori jorezident i Malajzisë, z. Dato Abdul Malik Melvin Castelin, e falënderoi Ministrin për pritjen dhe njëkohësisht e ftoi Ministrin Peci për të marrë pjesë në Panairin e Produkteve Hallall “Mihas”.

Të ngjashme