Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi priti kryetarin e komunës së Mitrovicës

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 13:27 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka pritur në takim kryetarine komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, me të cilin diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë, nëveçanti në komunën e Mitrovicës.

Më këtë rast ministri Gashi ofroi gatishmërinë e tij të plotë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbështetje të komunës së Mitrovicës, duke vënë në pah se bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri e informoi ministrin Gashi lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet komunae Mitrovicës, sa i përket situatës së sigurisëdhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u diskutua edhe përmirësimine shërbimeve të gjendjes civile në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile dhe mundësisë për mbështetje të projekteve konkrete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme