Ministri Shala takon pronarët e lokaleve të natës, kërkon ta respektojnë ligjin

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e lokaleve të natës në Prishtinë, me ç’rast gjatë takimit ai u kë kërkuar atyre që ta respektojnë ligjin për mbrojten e konsumatorit.

Postimi i plotë:

Sot takova disa nga përfaqësuesit e lokaleve të natës të Prishtinës dhe qyteteve tjera të Kosovës, që diskutuam për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Kërkova nga afaristët e gastronomisë, që janë ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Republikën e Kosovës, që ta respektojnë Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe të mos t’iu lejojnë të miturve qasje në pije alkoolike dhe duhan dhe kështu ta ruajmë shëndetin e fëmijëve.

Në takim u zotuam se do të bashkëpunojmë maksimalisht për të krijuar kushte sa më të mira për bizneset e gastronomisë, sepse është sektor me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë partner i bizneseve dhe zë i tyre, për t’i zgjidhur të gjitha shqetësimet e që mund t’i kenë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme