Ministri Tahiri takoi Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë

Prishtinë | 21 Nën 2017 | 15:09 | Nga

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim, Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, të cilin e ka njoftuar për reformat legjislative në fushën penale dhe civile, që kanë për qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit dhe qasjen në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ministri Tahiri theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit me Slloveninë sidomos në fushën e bashkëpunimit juridik në çështje penale dhe civile.

Ambasadori Bertoncelj u shpreh i kënaqur me reformat që po ndërmerren nga institucionet e Kosovës, dhe shprehu gatishmërinë për përkrahjen e mëtejme të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme