Ministri Veliu priti në takim Gjeneralin Frank Best

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim Gjeneralin Frank Best, udhëheqës i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes nga NALT-i për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Misioni i NALT-it në Kosovë është të mbështesë të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë dhe të sigurojë këshilla dhe mbështetje, me fokus në ndërtimin e kapaciteteve për institucionet relevante.

Ministri Veliu dhe Gjenerali Best u dakorduan që të vazhdohen takimet në nivele teknike të zyrtarëve përkatës, për intensifikim të raporteve dhe konkretizim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm, me theks të veçantë në përkrahjen e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme