Ministri Vitia tregon se a ka mjaftueshëm doza të vaksinave anti-Covid

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 19:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se sa i përket vaksinës AstraZeneca janë të furnizuar mirë. Ndërsa, sa i përket me Pfizer, ai ka thënë se çdo javë një numër i caktuar i dozave vijnë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Ne po presim donacion prej 500 mijë vaksinave nga SHBA për Pfizer, një pjesë ka ardhur para disa ditëve ndërkaq pjesa tjetër do të vijë në ditët në vazhdim. Mjekët e infermierët janë të stërngarkuar, prandaj kemi kërkuar punësimin e mbi 1000 punëtorëve shëndetësorë”.

“Në stoqe janë 38.610 vaksina Pfizer në IKSHPK, por ka edhe një numër të konsiderueshëm që kalon 15 mijë që janë në komunat përkatëse për dozën e dytë. Janë 132.438 vaksina AstraZeneca duke llogaritur këtu edhe mbi 5 mijë vaksina që janë nëpër komuna”.

Vitia ka folur rreth mungesës së termineve online për vaksinim kundër Covid-19. Ai thotë se terminet për vaksinim bëhen në bazë të sasisë që kanë në stoqe.

Tutje, Vitia tha se varianti Delta i virusit është variant tepër i rrezikshëm dhe shpërndahet më shpejtë se gripi sezonal.

“Janë disa faktorë që sot kemi pasur këtë numër të rasteve, nga ajo që u tha prej imunitetit pas marrjes së vaksinës, dhe tjetra që është virusi Delta, një variant i rrezikshëm që shpërndahet lehtë”

Tutje ai tha se numri i hospitalizimeve do vazhdoj të rritet e ashtu edhe rastet.

“Përveç stafit shëndetësor që kemi shtuar, ne kemi vendosur që të rrisim kapacitetin prej 420 mjekëve dhe infermierëve që do t’i hynë në ndihmë komunave dhe të përforcohet mjekimi lokal”, theksoi Vitia.

Të ngjashme