Ministri Yagcilar takon shefen e sapoemëruar të UNDP-së, Maria Soukko

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Ministri Yagcilar priti në takim shefen e sapoemëruar të UNDP-së për Kosovën, Maria  Suokko. Në këtë takim, që kishte karakter njohjeje, ministri Yagcilar,  znj. Suokko  e falënderoi për vizitën në MAP,  duke e cilësuar  mjaft të rëndësishme. Ndërsa, duke folur punën dhe projektet e  Ministrisë së Administratës Publike, për procesin e Reformës së Administratës Publike, Pakon Ligjore  dhe zbatueshmerinë e saj, digjitalizimin e shërbimeve publike, ministri Yagcilar,  këto projekte i   cilësoi si prioritete të MAP-it. Në këtë kontekst, përmendi  edhe hartimin e rregulloreve për Pakon Ligjore, të cilat kanë një rëndësi të veçantë. 

Ndërkaq, shefja e UNDP-së, Maria Suokko, e përgëzoi  ministrin Yagcilar për punën e madhe që është bërë në MAP, duke e veçuar Pakon Ligjore. Ajo e çmoi lartë angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të UNDP-së për institucionet e Republikës se Kosovës. 

Palët në takim u dakorduan për   thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve që i përfaqësojnë.

Të ngjashme