Ministri Zemaj uron ditën e themelimit të LDK-së

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka uruar ditën e themelimit të LDK-së, raporton EO.

Zemaj ka kujtuar të gjithë veprimtarët që kanë kontribuar për themelinimin e kësaj partie.

“Anëtarë, simpatizantë, veteranë e themelues të LDK-së, urime dita e themelimit!Në këtë përvjetor, me nderim të thellë, kujtojmë themeluesit e partisë së parë shqiptare me vizion euro-atlantik në rajon, kujtojmë kontribuuesit dhe veprimtarët politik, heronjtë, dëshmorët dhe martirët që bartën mesazhin e lirisë, demokracisë dhe emancipimit politik” ka shkruar ai.

Poashtu Zemaj ka thënë se LDK-ja është e vendosur fuqishëm krah interesi nacional e institucional.

Postimi i plotë:

Anëtarë, simpatizantë, veteranë e themelues të LDK-së, urime dita e themelimit!
Në këtë përvjetor, me nderim të thellë, kujtojmë themeluesit e partisë së parë shqiptare me vizion euro-atlantik në rajon, kujtojmë kontribuuesit dhe veprimtarët politik, heronjtë, dëshmorët dhe martirët që bartën mesazhin e lirisë, demokracisë dhe emancipimit politik.
Sot, LDK, kjo familje e madhe e fisnike, me tërë qenien është fuqishëm e vendosur krah interesit nacional e institucional dhe vlerave të instaluara nga lideri ynë historik, Ibrahim Rugova, në procese tejet delikate dhe vendimtare për shtetin tonë, Republikën e Kosovës.
Po ashtu, kujtoj me nderim të thellë edhe veprimtarinë e palodhshme të drejtuesve lokal të kësaj force politike në Deçan, angazhimin tim me veprimtarët tjerë, nga rinia ime e hershme, me zotimin për ta bërë Republikën e Kosovës shtet të denjë për të jetuar vet dhe fëmijët tanë, në paqe e prosperitet.
Lavdi e përjetshme për kontribuuesit e lirisë së Kosovës!
Anëtarë, simpatizantë, veteranë e themelues të LDK-së, urime dita e themelimit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme