Ministri Zemaj viziton nesër Bujanocin dhe Preshevën

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj me bashkëpunëtorë, do të vizitojë të shtunën komunën e Bujanocit dhe të Preshevës, ku do të takohet me autoritetet lokale dhe politike të këtyre dy komunave me shumicë shqiptare.

Gjatë kësaj vizite, e cila fillon në ora 10:00, ministri Zemaj do të pritet në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga kryetari i këtij Këshilli, Ragmi Mustafa, pastaj do të vizitojë komunën e Bujanocit ku do të pritet nga kryetari Nagip Arifi me bashkëpunëtorë, për të vazhduar pastaj vizitën në komunën e Preshevës ku do të pritet nga kryetari i komunës Shqiprim Arifi.

Më pas ai do të takojë kryetarin e PDSh-së, Ragmi Mustafa dhe kryetaren e PVD-së, Ardita Sinani. Gjatë vizitës në Luginë, Ministri Zemaj do të vizitojë edhe ambulancat në Bujanoc e Preshevë ku trajtohen pacientët me Covid-19. Kjo vizitë e ministrit Zemaj realizohet me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

Të ngjashme