Ministri Zharku përuron tri rrugë në rajonin e Anamoravës

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 09:18 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të përurojë sot përfundimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Topanicë – Dajkoc, te memoriali i Metush Krasniqit në komunën e Kamenicës.

Më pas, ministri Zharku do të inaugurojë fillimin e punimeve në rehabilitimin e rrugës Muçivërc – Kranidell, në fillim të trasesë në fshatin Muçivërc.

Po ashtu do të inaugurohet fillimi i punimeve për asfaltimin e pjesshëm të rrugës Gjilan – Novobërdë, në fillim të trasesë në fshatin Kosaqë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme