Ministria e Abrashit blen karrige 10 mijë euro për staf

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 08:48 | Nga

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), e udhëhequr nga Arban Abrashi, së shpejti do të furnizohet me karrige, në vlerën e 9 mijë e 999 eurove. Kështu thuhet në njoftimin që Ministria e Abrashit, ka bërë në faqen zyrtare të KRRPP-së.

Në përshkrimin e lëndës thuhet se ky furnizim do të bëhet për nevoja të stafit të MPMS-së, shkruan Indeksonline.

“Furnizim me karrige menaxheriale për nevoja të MPMS-së”
Ministria e Punës, ka porositur plot 75 copë karrige, për nevoja të stafit punues. Ndërsa MPMS, njëkohësisht ka treguar edhe procedurat, e kriteret që operatori duhet tu përmbahet.

“Autoriteti Kontraktues përmes kësaj procedure të prokurimit do përzgjedhë ofruesin e furnizimeve për të kryer Furnizimet me karrika menaxheriale për nevojat zyrtare për stafin e MPMS-së ( numri i furnizimit me karrige do të jetë 75 copë )”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Ndërsa ende nuk dihet se cila do të jetë kompania fituese, e cila do ta furnizoj me karrige këtë Ministri. (Telegrafi)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme