Ministria e Diasporës fillon organizimin në 11 shtete për “Ditët e Kulturës Shqiptare”

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka filluar organizimin për “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Diasporë.

Ky është një prej aktiviteteve më të rëndësishme të MDIS-it, ku përmes programeve dhe organizimeve kulturore artistike e letrare, promovohet dhe kultivohet gjuha dhe tradita shqiptare në botë.

“Ditët e Kulturës Shqiptare“ në Diasporë kanë nisur me një manifestim kulturor të mbajtur në Kroaci, saktësisht në Prefekturën e Pozhegës dhe Brodit.

Ndërsa aktivitete të ngjashme do të këtë pothuajse në dy tërë muajin tetor dhe nëntor.

MDIS organizon “Ditët e Kulturës Shqiptare” në 11 shtete të ndryshme përfshirë këtu Slloveninë Gjermanin, Austrinë, Italinë, Suedi, Kroaci, Turqi, Zvicër, Angli, SHBA dhe Kanada.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme