Ministria e Diasporës ka një kërkesë për bashkatdhetarët

Prishtinë | 05 Jan 2017 | 13:41 | Nga

Duke qenë se tani është periudha kur i bashkatdhetarët tanë kanë përfunduar pushimet dhe largohen nga vendlindja, kalimi kufitar përbën një sfidë për ta.

Një prej arsyeve për shkaktimin e këtyre radhëve të gjata është edhe përqendrimi kryesisht në dy pikëkalime kufitare: Merdar dhe Dheu i Bardhë.

Ministria e Diasporës përmes një komunikatë për media ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke punuar vazhdimisht që të ndikojnë te pala serbe për aplikimin e procedurave lehtësuese në kufi.

Gjithashtu, ministria e diasporës në njoftimin për media kanë rekomanduar që të zgjidhen edhe pika të tjera për kalimin kufitar, përkatësisht ta përcillen gjendjen nëpër ato pikëkalime përmes tabelës së publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme