Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Britanike nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

????????????????????????????????????
Prishtinë | 12 Maj 2021 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Britanike kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për të vazhduar ofrimin e mbështetjes për Ministrinë, përmes angazhimit të ekspertëve vendorë ligjorë.

Ekspertët ligjorë do të vazhdojnë të mbështesin Ministrinë në finalizimin e Rishikimit Funksional, në hartimi të legjislacionit si dhe në avancimin e prioriteteve të tjera të Ambasadës Britanike.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit, Zv. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, e falënderoj Ambasadën për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë dhe theksoi se është i bindur se angazhimi i ekspertëve që shërbejnë në Ministri do të vazhdojë të jetë i kënaqshëm siç ka qenë deri më tash.

Ndërkaq, Kryesuesja e Sundimit të Ligjit dhe Sigurisë Ndërkombëtare në Ambasadën Britanike, znj. Jennifer Blakeney, tha se kjo do t’i mundësojë Britanisë që të vazhdojë të ofroj mbështetje përmes ekspertëve ligjorë për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe për t’i ndihmuar qeverisë për të arritur prioritetet e saj në sundimin e ligjit.

Të ngjashme