Ministria e Drejtësisë dhe KOMF nënshkruajnë Marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Drejtoresha Ekzekutive e KOMF Donjeta Kelmendi nënshkruan sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit me qëllim të kontributit të përbashkët për interesin më të mirë të fëmijëve dhe të miturve në Kosovë.

Kjo Marrëveshje synon bashkëpunimin reciprok ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) për kontribuimin në hartimin e politikave dhe legjislacionit për fëmijët, si dhe monitorimin e zbatimit të masave dhe dënimeve të shqiptuara ndaj të miturve dhe fëmijëve, të cilat ekzekutohen dhe mbikëqyren nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK).

Të ngjashme