Ministria e Drejtësisë hap dyert për qytetarët çdo të premte nga ora 13:00-16:00

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se për shkak të letrave të shumta nga qytetarët në raport me problemet me të cilat përballen, kjo ministri ka vendosur të zhvillojë takime me qytetarët çdo të premte nga ora 13:00 deri në ora 16:00.

Sipas njoftimit, Ministria tashmë është në trajtim të secilës kërkesë dhe se për secilën do të merret përgjigje.

“Ministria e Drejtësisë përmes kësaj shkrese, njofton të gjithë qytetarët që tashmë jemi në trajtim të secilës kërkesë dhe për secilën do të marrin përgjigje në bazë të kompetencave tona. Gjithashtu përmes këtij njoftimi, bëjmë me dije që takimet me qytetarë do të mbahen çdo të premte nga ora 13:00 deri në orën 16:00. Për shkak të rrethanave me pandeminë COVID-19, iu inkurajojmë që problemet tuaja t’i adresoni në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë: https://md.rks-gov.net”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Të ngjashme