Ministria e Drejtësisë kërkon koordinim lokal kundër dhunës në familje

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Suharekës të premten ka njoftuar se koordinatori nacional për mbrojte nga dhuna në familje përkatësisht zëvendësministri i Drejtësisë, Naim Qelaj, ka mbajtur takim me përfaqësues të kësaj komune që kanë të bëjnë me këtë çështje.

Sipas Zyrës komunale për informim, koordinatori qendror para tyre ka folur për rëndësinë e krijimit të mekanizmit për koordinim lokal kundër dhunës në familje.

Me këtë rast ka theksuar se do të mbështesë punën e organeve lokale për sensibilizimin e opinionit kundër dhunës në familje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme