Ministria e Financave është duke finalizuar pakon e re fiskale 2.0

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 10:48 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zhvillimi ekonomik është dhe mbetet prioritet i Qeverisë dhe për këtë dëshmojnë politikat e favorshme të cilat ranguan Kosovën në vendin e 64-të për të bërit biznes.

Kështu tha kryeministri Isa Mustafa, gjatë tryezës “Dialogu për Investime”, të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE), raporton Ekonomia Online.

Ai po ashtu tha se Qeveria mbetet e përkushtuar edhe në luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimit të të drejtave të njeriut.

Në këtë konferencë është konstatuar se tërheqja e investimeve të huaja si dhe përmirësimi i ambientit të biznesit janë objektivat kryesore te kësaj qeverisje.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa foli për progreset e arritura në fushën e zhvillimit ekonomik, duke përmendur këtu se Kosova ka zënë vendin e 65-të në indeksin e Bankës Botërore për të bërë biznes, vendin e parë si Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë, si dhe vendin e 46-të në botë nga Fondacioni Heritage, për liritë ekonomike.

“Kjo tryezë do të na ndihmojë që edhe më tutje t’i konkretizojmë hapat që duhet t’i ndërmarrim në mënyrë që të kemi një lidhje të fuqishme e cila do të ndihmojë në rritjen më të shpejtë ekonomike të Kosovës, në zgjidhjen e problemit të papunësisë dhe për një punësim më të madh, në eksportin të cilit ne tani duhet t’i japim përparësi elementare dhe në fushën e kohezionit ekonomik dhe të gjithëpërfshierjes”., tha ai.

Ndërsa, përfaqësuesja e BE-së, Natalya Apostolova ka deklaruar se kjo konferencë është vlerë e shtuar për dialogun e bizneseve.

“Sot jemi këtu për të folur për përkrahjen e investime të huaja në Kosovë. Ne kemi identifikuar të gjitha pengesat nga takimi i fundit edhe përkundër të disa problemeve ka pasur progres. Qëllimi i këtij takimi është që t’i thërrasim të gjitha autoritetet dhe kjo ngjarje nuk duhet të shihet ku vetëm duhet të diskutohet, por duhet të ketë veprime konkrete. Nuk po flas për privilegje, por po flas për një trajtim të barabartë të investitorëve, për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit”, ka thënë ajo.

“Tashmë kemi një kornizë të fortë ligjore ku edhe monitorohet performanca ekonomike. Implementimi i MSA-së përkrahet nga BE-ja, kjo duhet të ketë një përkushtim nga qeveria dhe investitorët, në mënyrë që të krijojmë një klimë të mirë të investimeve. Pra një diskutimi konstruktiv dhe me veprime përcjellëse”, ka thënë Apostolova.

Hoti: Po mbyllim një cikël të ri të reformave

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, thotë se rritja ekonomike është rezultat i pakos së parë fiskale, dhe bashkëpunimit të mirë me odat ekonomike dhe bizneset.

Hoti duke folur në konferencën me temë “Investimet dhe dialogu “, që u organizua nga Këshilli i Investitorëve Evropian të Kosovës, tha se po mbyllin një cikël të ri të reformave përmes të cilave bizneset vendore do të bëhet më konkurrente në Bashkimin Evropë, raporton Ekonomia Online.

“Më lejoni të shpreh kënaqësinë time që gjendem këtu me ju sot dhe gjithashtu të falënderoj Këshillin e Investitorëve Evropian për ftesën që të jem pjesë e këtij eventi, për të shpalosur progresin tonë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes. E vlerësoj lart bashkëpunimin që kemi me Këshillin e Investitorëve Evropian drejt përmirësimit të ambientit biznesor në Kosovë”, tha ministri Avdullah Hoti sot në “Dialogun për Investime” të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian.

 Ai bëri të ditur se në shtator të vitit të kaluar Ministria e Financave ka ndryshuar Udhëzimin Administrativ përmes të cilit është liruar nga tatimi doganor Petrol Koksi, si një prej çështjeve të diskutuara në Raundin e Parë të Platformës së Dialogut për Investime, të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian dhe si kërkesë e vazhdueshme nga komuniteti i bizneseve.

 “Bashkërisht me Petrol Koksin ne kemi liruar edhe disa produkte tjera që përdoren në procesin e prodhimit me ç ‘rast kemi përmbushur edhe një obligim ndërkombëtar, në kuadër të Komunitetit të Energjisë, anëtare e të cilit është Kosova”, shtoi Ministri Hoti.

 Ai gjithashtu bëri të ditur se  Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ka adresuar edhe çështjen e Evaporimit të naftës dhe si rezultat është përfshirë si masë e veçantë në pakon fiskale 2.0, ku do të trajtohet njohja e humbjeve edhe për produktet tjera.

 Ministri Avdullah Hoti poashtu theksoi se Ministria e Financave ka trajtuar edhe formën e tatimimit të kompanive të sigurimeve dhe kjo do të adresohet gjithashtu si masë e veçantë në pakon fiskale 2.0.

 Ministri Hoti, me këtë rast prezantoi progresin e arritur në Ministrinë e Financave, ku theksoi se me reformat e pakos së parë fiskale janë bërë përmirësime të shumta në ambientin e të bërit biznes. Ai gjithashtu theksoi se Ministria e Financave është në finalizim të  pakos së re fiskale 2.0, e cila përmban një sërë masash, të cilat kanë ardhur si rezultat i kërkesave të bizneseve, gjatë komunikimeve dhe takimeve të organizuara me ta. Këto reforma do të përmirësojnë në masë të madhe ambientin e të bërit biznes.

Stavileci: Javën e ardhshme nënshkruhet financimi i projektit “Kosova e Re”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Bleran Stavileci, tha se për t’u arritur synimet që kanë në kuadër të agjendës ekonomike prioritet ka qenë çështja e furnizimit stabil me energji elektrike.

“Ky vit do të jetë vit i Kosovës së Re, me investitorin amerikan kemi zhvilluar diskutime, me Bankën Botërore dhe me BERZh-in, dhe që nga java e ardhshme do të hyjmë në fazën finale e cila do të qojë në nënshkrimin e fazës financiare të këtij projekti”, tha Stavileci.

Sipas tij, ky projekt do të përfshijë edhe aspektet e kërkuara nga BE-ja që lidhen me aspektet mjedisore.

“Edhe për kundër sfidave të paraqitura kemi arritur që ta kemi interesimin e investitorëve të mëdhenj që do ta ndërtojnë termocentralin. Që nga muaji prill investitori amerikan do të hap pakon tenderuese për ndërtimin e termoelektranës dhe pas kësaj do të jetë ndërtimi, i cili do të fillojë vitin e ardhshëm”, ka thënë Stavileci.

Duke folur për sektorin minerar, Stavileci tha se pas 17 vitesh është bërë zgjidhja ligjore për Trepçën, ndërsa studimi i fizibilitetit për këtë kompani do të jetë gati këtë vit, që do të pasohet nga propozimi i modeleve të mirëfillta ekonomike, të cilat do të jenë më shumë se sa një dritare për hapjen e investimeve në Trepçë.

Displaying Tryeza -Dialogu per Investime- 28.02 (2).JPG

Të ngjashme