Ministria e Financave organizon ankandin e Letrave me Vlerë për vitin 2021

Prishtinë | 06 Gus 2021 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se me datë 13 gusht do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand pritet të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, ka shkruar zyra e komunikimit publik në këtë ministri.

Të interesuarit për pjesëmarrje në ankand mund të kontaktojnë në ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme