Ministria e Infrastrukturës deklarohet pas rritjes së çmimeve të biletave

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës nëpërmjet një reagimi thotë se po i përcjellë me vëmendje zhvillimet rreth rritjes së çmimeve të biletave.

Sipas komunikatës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), thotë se është detyruar të nxjerrë akt nënligjor për t’i caktuar çmimoret deri në normalizimin e gjendjes me çmimet e operatorit të transportit ndërurban të udhëtarëve me autobus.

“Njoftohen të gjithë operatorët se MMPHI-ja, përmes mekanizmave dhe instrumenteve ligjore do të bëjë mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit në fjalë nga të gjithë operatorët e transportit të udhëtarëve, rrjedhimisht në mbështetje të dispozitave ligjore të ligjit N/L-179 për transportin rrugor. Organet e kontrollit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme me qëllim të zbatimit të këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Caktimin e çmimores e ka kundërshtuar ashpër Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtimit. Të dielën, në një takim, Shoqata i dha Ministrisë 72 orë kohë për ta anuluar vendimin, ose ndryshe do të protestojnë.

Të ngjashme