MI: Këto rrugë janë të bllokuara

Prishtinë | 06 Jan 2017 | 16:51 | Nga

Ministria e Infrastrukturës (MI) thotë se reshjet e fundit kanë bërë që të shtohet aktiviteti në mirëmbajtjen e rrugëve. Por, përkundër kësaj, për shkak të reshjeve të shumta të borës, MI e pranon se disa akse rrugore janë të bllokuara:

-Pjesa e rrugës në pikën kufitare me Malin e Zi, në Kullë.

-Rruga Brezovicë-Prevallë si dhe pjesa tjetër e kësaj rruge nga pushimoret deri te Qendra e Skijimit.

-Rruga Mitrovicë-Bajgorë.

-Rruga për fshatin Tugjevc të komunës së Kamenicës.

Pjesa e rrugës për Kaçanik është bllokuar vetëm për qarkullimin e automjeteve të rënda-kamionëve, për shkak të pastrimit të rrugës.

Ndërsa, rrugët tjera janë të vendit tonë janë të kalueshme duke e përfshirë edhe Autostradën “Ibrahim Rugova” .

Ministria e Infrastrukturës thotë se është duke punuar pa ndërprerë që të ketë një mirëmbajtje të rrugëve sipas planeve të parapara për mirëmbajtjen dimërore të këtyre rrugëve.

“Ekipet tona janë duke punuar pandërprerë në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme për qarkullimin e qytetarëve të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

bora-rruget-dimri-3 bora-rruget-dimri-2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme