Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë 3.5 milion euro për Shtëpinë e Kulturës

Prishtinë | 30 Kor 2020 | 16:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj nga Shtëpinë e Kulturës,  tha se do të investohet 3.5 milion euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së bashku me Komunën e financojnë këtë projekt.

Sipas saj komuna e Suharekës pikë referuese e ka pasur ish Ballkanin fabrikën.

” Kjo është madhëahtia që do ta ketë Shtëpia e Kulturës me emrin “Ukë Bytyqi”, ku është pjesë falenderimi për njerzit që kanë kontribuar në vallen, këngën dhe kemi shumë këngëtare që kanë dalur në rajon”, shtoi Dumoshi.

Ajo tha se do ta aprovojnë edhe kërkesën për themelimin e Teatrit në Komunën e Suharekës të cilën do ta jetësojë ai Tetatër”.

Ministrja Dumoshi  uroi që ky projekt të përfundojë në vitin 2022 dhe kanë nëshkruar një pjesë të konsiderueshme 2 milion e 600 mijë euro.

Zëvendëskryeministri  Driton Selmanaj ka thënë se Shtëpia e Kulturës kosiderohet të jetë bukuroshja e këtij vendi sepse është qendër multifunksionale e papërsëritshme në qytete të tjera në Kosovë.

“Është shuëm unike dhe mendojë që peshën më të madhe ia jep emrin një njeriu të madh siç ka qenë “Ukë Bytyqi”.  Kjo qendër do të jetë pjesë identitare e kësaj Komune”, shtoi Selmanaj.



Të ngjashme