Ministria e Kulturës shpërndan libra për bibliotekat komunale përfshirë edhe atë të Bujanovcit dhe Preshevës

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 11:36 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpërndarë  libra të botuar dhe të blerë për të gjitha bibliotekat komunale. Ministrja Vlora Dumoshi tha se se ky fond ndahet për 37 komuna përfshirë edhe atë të Bujanovcit dhe Preshevës, raporton Ekonomia Online.

Tutje, Dumoshi tha se është e informuar me problemet që ballafaqohen komunat në furnizimin e bibliotekave me libra.

“Sot na ka sjellë një mik i dashur i joni që nuk na le vetëm e na krijon vizion të qartë për jetën e ai mik është libri. Nga përvoja e di që komunat ballafaqohen me probleme dhe hallka me furnizimin me libra”, tha Dumoshi.

“Këtë fond e ndajmë në 37 komuna edhe jashtë shtetit në Bujanovc e Preshevë. Ne e kemi rritur buxhetin për këtë vit dhe mbështetja ka qenë e madhe. Ne kemi arritur me bë marrëveshje me asociacioni  e komunave ku me drejtorët e komunave kemi pasur kontakt të drejtpërdrejta që kërkesat e tyre të përfaqësohen si për pjesën materiale ashtu edhe për infrastrukturës”, tha tutje ajo.

Jehona Shyti, drejtoreshë e Departamentit të Kulturës, tha se do të ndahen 210 tituj, por shtoi se mbështetja për bibliotekat komunale nuk do të përfundojë më këtë aksion.

“210 tituj do të ndahen. Kjo ceremoni është tradicionale ashtu siç është furnizimi i bibliotekave me libra vendore dhe të huaj. Bibliotekat komunale në Kosovë kanë vështirësi në financimin e tyre andaj ne e kemi parasysh të ofrojmë mbështetje për to. Nuk përfundon këtu mbështetja. Këto libra që ne sot po i ndajmë i botojmë nga shtëpitë botuese dhe i blejnë pastaj nga to dhe i ndajmë në institucionet komunale”, tha Shyti.

Drejtori i Bibliotekës së Prishtinës, Minish Hyseni, falënderoi Ministrinë e Kulturës për këto donacione.

“Faleminderit për këto dhurata të çmueshme për shtëpitë tona të librit. Gjendja e bibliotekave është e rëndë andaj ne i gëzohemi kësaj që është bërë tradicionale nga Ministria e Kulturës. Kam një sugjerim për të ardhmen jo për të ndërhyrë në politikat e shtëpive botuese por të marrin nga në sugjerim se çka kërkohet dhe çka lexohet. Nëse në bibliotekën time janë 8000 lexues ne dimë se çfarë po kërkohen andaj ne do të ishim pastaj më të pasur në këtë drejtim kundrejt kërkesave”, tha Hyseni.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme