Ministria e Mjedisit: Udhëzimi për gjoba mandatore është në fazën finale, mjedisi është prioritet

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 12:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) ka organizuar diskutimin publik me temën “Pjesëmarrja aktive dhe gjithëpërfshirëse për politikat mjedisore në Kosovë.”

Dajana Berisha, drejtoresha ekzekutive e FIQ, tha se ky projekt është bërë me mbështetje të OSBE-s, raporton Ekonomia Online.

“Është hera e parë që fillohet me debatin me të gjithë komunat  kryesore të Kosovës me qëllim sjelljen e problematikave të sektorit të mjedisit në nivel politik, qendror, komunal. Rritjen e angazhimit të qytetarëve në debate publike që prekin çështje të mjedisit, në mënyrë  thelbësore standardin e jetës në të gjitha nivelet”, u shpreh Berisha.

Ajo tha se kanë arritur që qytetarët të angazhohen në aktivitete mjedisore dhe të ngjallen debate në çështje të përbashkëta.

“Kemi arritur të ngjallim debate duke nxjerr ne pah që çështjet që në biseda të përditshme i bëjmë po që asnjëherë nuk janë organizuar konferenca të përbashkëta për të diskutuar këto çështje. Ne jemi marrë shpeshherë në të shumtën e kohës me çështje që kanë prek sektorin e energjisë në punën në komunitet”, tha ajo.

Këshilltari politik në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Leutrim Sahiti, tha se mjedisi për herë të parë është prioritet i qeverisë.

“Organizime të tilla janë indikator që tashmë në Kosovë mjedisi për herë të parë  është prioritet i qeverisë dhe gjithë neve dhe hulumtimi nga FIQ-i tregon përkushtimin e të gjithëve për këtë çështje”, tha Sahiti.

Ai, gjithashtu, tha se në një hulumtim që është duke e realizuar kjo ministri, do të këtë një pasqyrë më të mirë mbi gjendjen e deponive të mbeturinave.

” Jemi duke e realizuar një hulumtim dhe deri në fund të tetorit do ta kemi një pasqyrë të qartë mbi gjendjen e deponive pas hulumtimit do të marrim informacione se cila është gjendja e këtyre deponive. Jemi në fazën e fundit te miratimit të udhëzimit për gjoba mandatore që u ndëshkon te gjithë personat fizik të cilët hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve” theksoi Sahiti

Ai, po ashtu, tha se është duke u bërë përpjekja për përmirësimin e gjendjes së ajrit në vend dhe tha se me bashkëpunim me ministrinë e arsimit është ndaluar përdorimi i thëngjillit në shkolla

“Nga ministria e arsimit kemi ndaluar përdorimin e thëngjillit në shkolla. Kemi kërkuar nga ministria e tregtisë dhe industrisë të rritet kontrollimi i derivateve që monitorohen në Kosovë” shtoi ai

Fatime Hajdari nga drejtoria për gjelbërim në Komunën e Prishtinës tha se kjo drejtori ka kompetenca primare të shtimit të hapësirave të gjelbërve dhe për çdo vit do të ndërtohen nga katër parqe.

“Drejtoria si kompetencë primare ka  shtimin e hapësirave të gjelbra, që ndikojnë në përmirësimin e ajrit në vend dhe agjenda e saj është që çdo vit të shtohen katër parqe të reja dhe sensibilizimi i gjeneratave të reja për ruajtjen e mjedisit”, tha Hajdari, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme