Ministria e Shëndetësisë ka një njoftim rreth vaksinimit

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se nga sot caktimi i terminit është në verzionin online dhe se është i mundur për qytetarët mbi moshën 18-vjeçare.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Ministria ka shpjeguar në detaje hapat që duhet ndjekur për të ndarë termin për vaksinim.

“Ministria e Shëndetësisë inkurajon qytetarët e vendit që të aplikojnë për marrje të vaksinës kundër COVID-19. Duke qenë që stoku aktual me vaksina kundër COVID-19 është i qëndrueshëm, Komiteti për imunizim kundër COVID-19 vendosi që duke filluar nga java e ardhshme qytetarëve t’u ofrohet mundësia që të përcaktohen për llojin e vaksinës që do ta marrin (në konsultim me mjekun e ekipit të vaksinimit), për aq kohë sa ekziston kjo mundësi”.

“Qytetarëve u bëhet thirrje që t’i qasen platformës e-Kosova për caktim të termineve për vaksinim kundër COVID-19”.

Të ngjashme