Ministria i Financave ka një lajm të mirë për pensionistët që nuk u kishte dalë pensioni

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i pagesës për të gjitha pensionet e rregullta.

Të gjithë pensionistëve që iu është mohuar e drejta për të marrë pagesën e pensionit, Murati njofton se ky gabim është korrigjuar dhe të gjithëve u është ekzekutuar pensioni për muajin shtator dhe tetor

Postimi i plotë:

Sot është bërë ekzekutimi i pagesës për të gjitha pensionet e rregullta. Javën që shkoi është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionerë, të cilëve u ishte kërkuar të paraqiteshin në zyrat rajonale për të marrë pensionin e muajit shtator, përkundër faktit që një gjë e tillë nuk është e nevojshme sipas vendimit në fuqi. Të gjithëve u është rikthyer statusi i pensionerit aktiv, dhe javën e kaluar kanë pranuar pensionet e muajit shtator, ndërsa sot kanë pranuar edhe pensionin për muajin tetor.

Të ngjashme