Ministrja Ahmetaj u takua me Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së

Prishtinë | 22 Shk 2017 | 15:25 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian,  Mimoza Ahmetaj është takuar me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u diskutuan prioritetet kyçe, respektivisht avancimi me implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evopiane, (ERA). Sikruse edhe për finalizimin e çështjeve në kuadër të procesit të Liberalizimit të Vizave dhe Programeve të BE-së.

Më në detaje u diskutua për zhvillimet më të fundit dhe avancimin që ka bërë Kosova me shumicë të votave të Agjendës për Reforma Evopiane. Nga e cila parashihen 22 prioritete që duhen të plotësohen përgjatë vitit 2017 me fokus në; Qeverisjen e mirë dhe Sundimin e Ligjit, Konkurrencën dhe Arsimin.

Me këtë rast Ministrja Ahemtaj i njoftoi të pranishmit se Ministria e Integrimit Evropian në koordinim me Zyrën e BE-së do të sigurohen që fondet e BE-së të mbështesin drejtpërdrejt zbatimin e ERA-s. Poashtu, Ministrja tha se: ”Gati një vit pas hyrjes në fuqi të MSA-së e kemi parë të domosdoshme lansimin e fushatës informuese për rëndësinë e MSA-së për të sjellë MSA-në sa më afër për qytetarët e zakonshëm. Ndërsa, në ditët e ardhshme, Qeveria parashihet të miratojë Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së”.

Rreth procesit të Liberalizimit të Vizave, Zyra e BE-se dhe Ambasadorët e pranishëm kanë theksuar rëndesinë në luftën kundër korrupsionit dhe është biseduar për reformat që janë duke u ndërmarrë në drejtësi. Ndërsa Ministrja Ahmetaj potencoi se: “Ne jemi në procesin e rritjes së kapaciteteve të Prokurorisë Speciale me rritjen e numrit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale”.

Ndërsa për qasjen në programet e BE-së, në nëntor, Kosova dhe BE-ja nënshkruan Marrëvshjen Kornizë për qasje në programet e BE-së, dhe tani Ministria e Integrimit Evropian është duke organizuar debate publike me institucionet përkatëse, shoqërinë civile, komunitetin e biznesit dhe akademisë për të vendosur se në cilat Programe Kosova duhet të marrë pjesë.

Të ngjashme