Dumoshi mori pjesë në lansimin e organizatës “Kosova Jewish Organization”

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të organizatës hebraike-kosovare Kosova Jewish Organization, aktivitet i organizuar bashkë me British Academy.

Qëllimi i kësaj organizatë është rritja e shkëmbimeve kulturore e edukative midis Izraelit dhe Kosovës dhe për të afruar dy popujt me njëri-tjetrin. Kjo organizatë është rezultat i një grupi vullnetarësh që kanë avokuar dhe vite me herët në të njëjtat fusha.

Ministrja Dumoshi uroi themeluesit e kësaj organizate për nisjen e aktiviteteve dhe realizimit të qëllimeve të mira të saj në vendin tonë. Organizatat të cilat kanë për synim rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe sjelljen e përvojave të mira në Republikën e Kosovës janë të mirëseardhura dhe ministria i mirëkupton dhe i përkrah, ka vlerësuar ministrja.

Të ngjashme