Ministrja Hajdari thërret qytetarët që t’i paguajnë rrymën e ujin

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka apeluar tek qytetarët që t’i paguajnë shërbimet publike si ujin dhe rrymën, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie, ministrja Hajdari ka thënë se meqë qytetarët do t’i marrin rrogat atëherë do të ishte mirë që të paguajnë edhe shërbimet komunale.

“Dua të potencoj, është e rëndësisë së madhe që ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime esenciale,  të kryejnë  këto shërbime. Në këtë aspekt jemi në kontakt të vazhdueshme me KEDS, KEK, KOSTT, ndërmarrjet shërbyese të ujit. Ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbimet komunale dhe esenciale të kryejnë obligimet edhe qytetarët të kryejnë obligimet, sepse nëse paguhen rrogat, duhet të kryhen edhe obligimet. Ju lutem që të mos krijojmë ndonjë hendek sepse,  kjo krijon probleme në funksionim të ndërmarrjeve”, tha ajo.

Ndërkohë,  kujtojmë të dielën pas një takimi në mes të përfaqësuesve të Odave Ekonomike me zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti janë dakorduar për disa vendimet emergjente të cilët pritet të miratohen nga Qeveria në ditët në vazhdim.  Një prej këtyre rekomandimeve ka qenë që të shtyhen të obligimet për pagesë të shërbimeve publike, deri me 30 prill.

Të ngjashme