Ministrja Haxhiu priti në takim ambasadorin turk, diskutuan për rritjen e bashkëpunimit

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çağri Sakar dhe sekretaren e tretë Dilara Köseoğlu.

Në këtë takim, të dy palët diskutuan për çështjet e sigurisë dhe të drejtësisë.

Ambasadori Sakar theksoi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar dhe ofruar mbështetje në fushën e sundimit të ligjit, në veçanti në përmirësimin e teknologjisë dhe digjitalizimit të sistemit të drejtësisë, në ofrimin e mundësive më të mira për qytetarët njëkohësisht, ambasadori turk shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit për forenzikë dhe mjekësi ligjore.

Ministrja Haxhiu e njoftoi për prioritetet në fushën e sundimit të ligjit dhe gatishmërinë për t’i vënë në zbatim ligjet e tilla.

Palët u dakorduan për bashkëpunim në të ardhmen, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit.

Të ngjashme