Ministrja Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka takuar sot përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës Faton Morina, si dhe kryetaren aktuale të Bordit të Odës së Ndërmjetësuesve, Adelina Isufi.

Të dy përfaqësuesit e Odës e informuan Ministren lidhur me angazhimet e Odës së Ndërmjetësuesve, që nga themelimi i Odës e deri te organizimi i seancave të ndërmjetësimit online, që në vitin e fundit kanë kontribuar në zgjidhjen e më shumë se 5 mijë rasteve përmes ndërmjetësimit.

Përfaqësuesit e Odës po ashtu e njoftuan Ministren me nevojën e hartimit të politikave të ndërmjetësimit, që i referohen regjistrit të ndërmjetësuesve por edhe tarifave të tyre, ashtu siç është paraparë me Ligjin për Ndërmjetësimin.

Ministrja Haxhiu ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me vonesën në zbatimin e procedurave ligjore në qëllim të adresimit të obligimeve të parapara me Ligj. Lidhur me këtë, Ministrja është zotuar të ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm.

Së fundmi, Ministrja Haxhiu ka shprehur pajtim me të gjitha shqetësimet e ngritura nga ana e përfaqësuesve të Odës dhe është pajtuar me të njëjtit, për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme