Ministrja Haxhiu takon drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Shqipërisë

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Ministrja Haxhiu takon Arben Kraja drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim Arben Kraja, drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë, ku gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu e njoftoi me prioritetet lidhur me reformat në drejtësi, posaçërisht çështjet e vetingut, konfiskimit të pasurisë dhe luftimin e krimit transnacional.

Po ashtu, u diskutua për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale në mes të dyjave vendeve dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit. Ndërsa, nga ana tjetër Kraja e falënderoi Ministren Haxhiu për pritjen dhe shprehu gatishmërinë në thellimin e bashkëpunimit dhe të ndihmojë sistemin e drejtësisë në Kosovë.​

Të ngjashme