Ministrja Hodžić uron Kurban Bajramin

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët dhe klerin e bashkësisë Islame në Kosovë dhe uroi që çdo individ dhe familje ta presin këtë festë në paqe, kënaqësi, harmoni dhe dashuri.

“Në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në emrin tim personal, dëshiroj që këtë festë të madhe ta kaloni në paqe dhe dashuri. Të gjithë së bashku duhet që në çdo mënyrë të kontribuojmë në respektimin e diversitetit kulturor dhe fetar, për të cilat uniteti, toleranca dhe mirëkuptimi janë të rëndësishme” thuhet në urimin e Adrijana Hodžić.

Të ngjashme